Ministria ruse e Mbrojtjes: Vendi ynë u sulmua me 158 dronë

01 shtator 2024 | 09:04

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se ky vend është sulmuar me 158 dronë në rajone të ndryshme.

Rusët pretendojnë se kanë arritur të rrëzojnë të gjithë dronët, derisa video të ndryshme amatore shfaqin zjarret në rajonet e ndryshme, transmeton Telegrafi.

“Gjatë natës 46 dronë janë interceptuar dhe shkatërruar mbi rajonin e Kurskut, 34 tjerë në Bryansk, 28 në Voronezh, 14 në Belgorod, 8 në  Ryazan, 2 mbi qytetin e Moskës, 7 në rajonin e Moskës, 5 në Kaluga, 4 në Lipetsk si dhe 3 në Tula”, u tha nga ministria ruse e Mbrojtjes.

Dy dronë të tjerë pretendohet se kanë sulmuar në Tambov dhe Smolensk, kurse deri më tani nuk dihet nëse ka dëme materiale apo viktima.

Javë më parë forcat ruse kryen një prej sulmeve më të mëdha në territorin ukrainas, duke goditur trafo-stacionet e energjisë elektrike.

E ukrainasit ishin zotuar se do të hakmerren për këtë sulm, për të cilin thanë se do të marrë përgjigjen e duhur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua ka raportuar se babai i saj është zhdukur.…