Ministria Vitia dhe ambasadori italian diskutojnë për pandeminë
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Sipas njoftimit të MSh-së, në këtë takim është biseduar për pandeminë Covid-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë.
“Në këtë drejtim, ministri Vitia ka falënderuar shtetin e Italisë për mbështetje konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në luftimin e Covid-19 përmes fuqizimit të kapaciteteve diagnostikuese, por edhe ekspertizës profesionale”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Më tej theksohet se ministri Vitia dhe ambasadori Orlando janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe, gjithashtu, kanë theksuar rëndësinë e zbatimit të masave kundër Covid-19 nga ana e të gjithëve në Kosovë si dhe monitorimin e zbatimit të tyre, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik të popullatës.