Ministri Vitia, qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, bashkë do t’ia dalim
01 prill 2020
| 21:46
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se duhet të merren parasysh rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në luftimin e pandemisë koronavirus.
Postimi i Vitisë:
SOT EDHE KATËR TË SHËRUAR, GJITHSEJ DERI SOT 10 TË SHËRUAR ME COVID-19!
T’i ndihmojmë infermierët e mjekët ne në këtë betejë
Qëndroni në shtëpi
Ndiqni rekomandimet e MSH dhe IKSHP
Bashkë do t’ia dalim
#mantilbardhet