Ministrisë së Ekonomisë i barten 720 mijë euro për subvencionimin e energjisë
08 shkurt 2023
| 10:54
Në mbledhjen e stome të qeverisë është marrë vendim që të barten mjete nga Ministria e Financave te Ministria e Ekonomisë.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se bëhet fjalë për 720 mijë euro të cilat barten te ministria që drejton Artane Rizvanolli për t’i subvencionuar faturat e energjisë.
“720 mijë euro në masën 3.7 merren nga Ministria e Financave dhe transferohen te Ministria e Ekonomisë në kategorinë shpenzime, subvencionim dhe transfero. Kjo bëhet për nevojën për zotim të subvencionimit të tarifave të energjisë”, ka thënë ministri Murati.