Ministrit Aliu i vidhet vetura zyrtare, hajni kapet në kufirin me Shqipërinë
Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, mbrëmë i është vjedhur vetura zyrtare, “Audi A3”.
“Demokracia” ka raportuar se Aliu sot është intervistuar në mëngjes nga Policia e Kosovës, pas insistimeve që ai të jep deklaratë, pasi ishte munduar fillimisht që si çështje t’ia linte tërësisht logjistikës që ta menaxhonte.
“Sot në mëngjes ishte paraqitur vetë në polici shoferi i ministrit Liburn Aliu, P. Th., i cili kishte deklaruar se mbrëmë rreth orës 22:30-22:45, ministri Liburn Aliu kishte parkuar veturën e tij zyrtare ‘Audi A3’, ngjyrë e zezë me targa zyrtare 3Z-***, në parkingun e kësaj ministrie. Ndërsa, në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 04:30, mësohet se ishte telefonuar edhe përgjegjësi për veturat e kësaj ministrie, B. C. nga ana e Policisë së Kosovës, pasi që në pikën kufitare ‘Qafë e Morinës’ ishte ndalur vetura zyrtare e ministrit Liburn Aliu nga ana e zyrtarëve policorë, pas dyshimeve në vozitësin e veturës”, është thënë në njoftim.