Ministrja Rizvanolli: Kosova në rrugën e duhur për tërheqjen e investimeve të huaja
16 tetor 2022
| 19:19
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se Kosova është në rrugën e duhur sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte, arsimit të dyfishtë, politikave të energjisë, si dhe qasjes ndaj integrimit rajonal.
Rizvanolli ka thënë se ky ishte diskutimi në Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, ku kanë diskutuar për hulumtime rreth politikave publike.
“Nga diskutimet u bindëm që Kosova është në rrugën e duhur sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte, arsimit të dyfishtë, politikave të energjisë, si dhe qasjes ndaj integrimit rajonal”, ka shkruar ajo.