Ministrja Bajrami dhe ambasadorja franceze bisedojnë për gjendjen në arsim

03 mars 2020 | 14:00

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, me të cilën ka biseduar për gjendjen në arsim dhe programin qeveritar për ta përmirësuar sistemin arsimor në të gjitha nivelet.

Ambasadorja Butel e ka uruar Bajramin për detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur në prioritetet dhe planet për zhvillimin e arsimit në Kosovë.

Ndërsa ministrja Bajrami e ka falënderuar ambasadoren Butel për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Franca për Kosovën në faza të ndryshme, ndërsa ka theksuar se mbështetja në arsim është e një rëndësie të veçantë.

Ajo e ka informuar ambasdadoren Butel edhe me vështirësitë dhe sfidat që po ballafaqohet arsimi në të gjitha nivelet, por ka theksuar se me bashkëpunim mes të gjithë akterëve dhe me mbështetjen e partnerëve zhvillimorë, mund të arrihet synimi për ofrimin e një arsimi cilësor për fëmijët dhe të rinjtë tanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, e ka…