Ministrja Bajrami e ka emëruar Myzafere Limanin anëtare të Këshillit Drejtues të UP-së

05 mars 2020 | 06:37

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami,në përputhje me mandatin e saj ligjor, e ka emëruar anëtare të Këshillit Drejtues të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, prof.dr. Myzafere Limani.

Ministrja Bajrami e ka pritur në takim anëtaren e re të Këshillit Drejtues, me të cilën ka biseduar rreth gjendjes në arsimin e lartë dhe bashkëpunimin me universitetet publike për ta ngritur cilësinë në arsimin e lartë publik.

Vendimin për emërimin e profesoreshës Limani anëtare në Këshill Drejtues, ministrja Bajrami e ka marrë duke u bazuar në kontributin e saj shumëvjeçar si mësimdhënëse në Universitet, punën shkencore dhe akademike, si dhe përvojën e saj të sukseshme në menaxhim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka…