Ministrja Bajrami falënderon deputetët pas votimit të buxhetit 2021

29 dhjetor 2020 | 22:02

Me 85 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë projektligjin për buxhetin e vitit 2021.

Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka falenderuar të gjithë deputetët e Kuvendit.

“Ky buxhet siguron stabilitet makrofinanciar, financim të duhur për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve përmes luftimit të pandemisë, përfshirë këtu edhe blerjen e vaksinave anti-Covid me një shumë prej 40 milionë euro; financim të rregullt të shërbimeve publike duke përfshirë arsimin, drejtësinë, sigurinë, kulturën, rininë dhe sportin, financimin e rregullt të skemave sociale dhe pensionale, financimin e projekteve kapitale, financimin e rregullt të buxhetit të komunave, zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 në shumë prej 222 milionë euro, si dhe kontribuon në kultivimin e partneritetit të shëndoshë me institucionet financiare ndërkombëtare dhe me partnerët tjerë zhvillimorë”, ka shkruar Bajrami.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Buxheti për vitin 2021, i përgatitur nga Ministria e Financave dhe i aprovuar në Qeverinë e Kosovës, sapo u miratua me votë unanime nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ky buxhet siguron stabilitet makrofinanciar, financim të duhur për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve përmes luftimit të pandemisë, përfshirë këtu edhe blerjen e vaksinave anti-Covid me një shumë prej 40 milionë euro; financim të rregullt të shërbimeve publike duke përfshirë arsimin, drejtësinë, sigurinë, kulturën, rininë dhe sportin, financimin e rregullt të skemave sociale dhe pensionale, financimin e projekteve kapitale, financimin e rregullt të buxhetit të komunave, zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 në shumë prej 222 milionë euro, si dhe kontribuon në kultivimin e partneritetit të shëndoshë me institucionet financiare ndërkombëtare dhe me partnerët tjerë zhvillimorë.

Me këtë rast, falënderoj të gjithë deputetët!
Urime!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i testimeve për Covid-19 që kryhen nga Instituti Kombëtar…