Ministrja Bajrami njofton për pagesat që janë bërë sot
25 qershor 2020
| 21:20
Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, njofton se sot ministria që udhëheq ka ekzekutuar pagesat për masën 3a për 7241 përfitues (persona fizik), në shumë prej 1,230,970.00 euro.
“Gjithashtu, kemi përfunduar ekzekutimin e pagesës për masën 3b-subvencionimi i qirasë deri 50%, për 4191 përfitues me shumë totale 1,354,601.81 EUR. Në proces të finalizimit është edhe një listë tjetër me gjithsej 454 përfitues (persona juridik – biznese) nga masa 3a me shumë totale 900,235.64 EUR”, ka njoftuar Bajrami.