Ministrja Bajrami priti zëvendësministrin e sapoemëruar të Arsimit, Jusuf Thaçi

14 shkurt 2020 | 12:39

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka pritur të premten zëvendësministrin e sapoemëruar, Jusuf Thaçi, me të cilin ka biseduar për gjendjen në arsim dhe mundësitë për ta përmirësuar këtë gjendje në të gjitha nivelet e arsimit, por edhe në shkencë, teknologji dhe inovacion.

Ministrja Bajrami dhe zëvendësministri Thaçi diskutuan për programin e Qeverisë së Kosovës, ku arsimi zë vend të rëndësishëm dhe u zotuan se do të punojnë së bashku për realizimin e këtij programi, i cili synon ofrimin e një arsimi më cilësor për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se tërheqja e…