Ministrja Bajrami s’raporton në Komisionin për Buxhet

07 tetor 2020 | 11:54

Është shtyrë për mbledhjen e radhës raportimi i ministres së Financave, Hykmete Bajrami, para Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

Kjo pasi që ministrja ka njoftuar se nuk do të jetë e pranishme në këtë mbledhje.

Në këtë mbledhje ishte paraparë që të raportohej mbi masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me pandeminë, si dhe për gjendjen e borxhit publik.

Komisioni parlamentar për Buxhet ka vazhduar me shqyrtimin e disa projektligjeve për marrëveshje ndërkombëtare, të cilat i ka prezantuar zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas refuzimit të kryeministrit Avdullah Hoti…