Ministrja Bajrami tregon se a ka fonde për t’iu dal në ndihmë bujqve pas vërshimeve të fundit

14 gusht 2020 | 13:05

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, në seancën e cila po mbahet për Ligjin për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, para deputetëve ka treguar se Qeveria e Kosovës, ka ndarë për herë të parë në ministrin e Bujqësisë një fond prej 3 milionë e 80 mijë euro për fatkeqësitë natyrore.

Bajrami ka theksuar se ky fond nuk është shpenzuar plotësisht andaj dhe të gjithë bujqit e dëmtuar nga reshjet e javëve të fundit e që shkaktuan vërshime në disa qytete e fshatra kosovare, do të kompensohen nga shteti.

“Ministri është në terren po bën vlerësimin e dëmeve, dhe besoni të gjitha po mbulohen”, tha Bajrami para deputetëve”.

Ajo po ashtu bëri me dije se qeveria ka ndarë edhe 26 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë për këtë vit.

(A.M /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hyrja e xhandarmerisë serbe në territorin e Kosovës është bërë…