Ministrja britanike diagnostifikohet me koronavirus
11 mars 2020
| 14:27
Ministrja e Shëndetësisë dhe deputetja konservatore, Nadine Dorries, është diagnostikuar me koronavirusin e ri.
Deputetja e parë që doli pozitive, tha që ajo kishte marrë të gjitha masat e këshilluara dhe ishte vetë-izoluar në shtëpi.
Gjashtë persona kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa deri më 11 mars janë infektuar 382 njerëz, k raportuar “BBC”.