Ministrja Dumoshi: Drejtorët e Departamenteve kanë filluar vënien e kritereve për ndarjen e 5 milionëshit
Ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, ka folur sot për emisionin e mëngjesit në RTK për pakon emergjente të Qeverisë.
Në këtë pako, sportit, kulturës dhe rinisë, do t’i ndahen 5 milionë euro.
“Sa i përket 5 milionëshit, Ministria e Financave i ka marrë disa hapa dhe këtu e ka paraparë edhe Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, ku janë 5 milionë Euro. Si Ministri kemi bërë një grup punues dhe dje (e enjte) kemi pasur një takim me drejtorët e Departamenteve, ku kemi filluar me vënien e kritereve”, ka thënë Dumoshi.
Ministrja ka folur edhe për ndarjen e këstit të parë për federatat, trajnerët dhe sportistët, bazuar në kategorizimin e sporteve.
“Me rregullore dhe ligj është paraparë kategorizimi i federatave sportive, trajnerëve dhe sportistëve. Fazën e parë kemi menduar ta shpërnadajmë, për çka janë bërë 28 nënshkrime. Kemi dashur t’iu ndihmojmë në këtë kohë pandemie, sepse të gjitha këto federata kanë obligimeve të zyreve, qiras, dhe njerëzve që punojnë aty”, ka shtuar ministrja.
Ajo vlerësoi Klubin e Xhudos Ippon, të cilët prej javësh janë karantinuar në sallën stërvitëse, me të cilët tha se është në kontakt, sikurse me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.