Ministrja Dumoshi viziton Departamentin e Sportit
12 shkurt 2020
| 14:59
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi sot ka realizuar një vizitë pune në në Departamentin e Sportit.
Ministrja Dumoshi gjatë këtij takimi ka kërkuar bashkëpunim më ketë departament në mënyrë që të realizohen të gjitha programet në fushën e sportit.
“Vizitë pune e ministres Vlora Dumoshi në Departamentin e Sportit. Ministrja Dumoshi takoi zyrtarët e këtij departamenti dhe theksoi se përmes bashkëpunimit, korrektësisë dhe zbatimit të programit të sportit, do të avancohet fusha e sportit, e cila është një prej fushave më të suksesshme dhe e cila i ka ngritur lartë emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare sportive por edhe në sferat e tjera”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
/Epoka e re/