Ministrja e Drejtësisë: Jemi në rrugën e duhur për ta përmbyllur reformën në drejtësi
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur të hënën një takim me anëtarët e Grupit punues për vettingun në sistemin e drejtësisë.
Para të pranishmëve, Haxhiu ka thënë se rruga deri në finalizimin e vettingut ka qenë e vështirë.
Haxhiu ka ndjerë keqardhje që në këtë diskutim nuk kanë qenë pjesëmarrës përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe prokuroria.
“Prej që kemi nis punën në këtë proces kemi pasur debate të shumta dhe secila prej tyre i ka ndihmuar reformës në drejtësi. Është një proces i ndjeshëm dhe jemi konsultuar me Komisionin e Venecias. Në këtë drejtim tani pas pranimit të opinionit të Komisionit të Venecias jemi në rrugë për ta përmbyllur reformën në drejtësi. Të gjithë ne nuk do të mund t’i arrinim rezultate pa një bashkëpunim të mirë. Ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë me institucionet e drejtësisë dhe më vjen keq që nuk janë të pranishëm nga Këshilli Gjyqësor dhe prokuroria”, ka thënë ministrja Haxhiu.