Ministrja e Drejtësisë pret në takim studentët e Fakultetit Juridik të “Kadri Zekës”
02 maj 2023
| 13:04
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.
Haxhiu ka thënë se bisedat me studentët, juristët e ardhshëm, janë gjithnjë të veçanta e të frytshme.
“Kënaqësi t’i prisja në takim studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit Kadri Zeka – Gjilan. Bisedat me studentët, juristët e ardhshëm, janë gjithnjë të veçanta e të frytshme”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.