Ministrja e Drejtësisë priti në takim Prof. Dr. Nusret Pllana dhe Esat Shalën

12 maj 2021 | 16:11

Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Prof. Dr. Nusret Pllana dhe Esat Shalën, të cilët për vite me radhë janë angazhuar vullnetarisht në dokumentim të krimeve të luftës.

Ministrja i falënderoi për kontributin e dhënë dhe angazhimin tejet të vlefshëm në këtë drejtim, duke iu premtuar njëkohësisht që Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunojë me ta si dhe shprehu gatishmërinë që të përfshihen në Grupin Punues për themelimin e Institutit për krimet e kryera në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së…