Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl nesër viziton Kosovën
25 mars 2018
| 19:41
Nesër në Kosovë për vizitë zyrtare do të qëndrojë Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl.
Ajo do të zhvillojë pasdite një takim me kryeministrin, Ramush Haradinaj, njofton Zyra e Kryeministrit.
Përveç njoftimit se Kneissl do të pritet në Prishtinë, nuk janë të bërë të ditura edhe temat për të cilat pritet të flitet.