Ministrja e Jashtme e Suedisë goditet me qepë dhe domate
Shefja e diplomacisë suedeze Maria Malmer Stenergard u detyrua të largohej nga salla e parlamentit Riksdag sot pasi në drejtim të saj u hodhën perime gjatë një debati rreth mënyrës sesi Suedia duhet të votojë për referendumin e OKB-së për Izraelin dhe Bregun Perëndimor.
Stenergard u largua në momentin kur aktivistë pro-palestinezë filluan të bërtisnin dhe të hidhnin perimet në drejtim të ministres, e cila po fliste mbi situatën në Lindjen e Mesme, raporton gazeta Dagens Nyheter (DN) duke cituar kreun e Parlamentit suedez, Ann-Sofie Malm.
Policia deri më tani ka arrestuar tre persona, citohet nga DN administrata e Parlamentit suedez.
“Ju duhet të jeni në gjendje të merrni pjesë në një bisedë gjatë një debati pa ju hedhur gjëra. Sidomos, në sallën e Riksdag, e cila është dhoma e përfaqësuesve të zgjedhur”, tha Stenergard për Dagens Nyheter.
Domatet dhe qepët e kuqe nuk u zbuluan në kontrollet e sigurisë edhe pse vizitorët lejohen të sjellin vetëm fletore në sallë, shkruan DN.
Kryeministri Ulf Kristersson kërkoi masa më të rrepta sigurie pas incidentit.
“Unë pres një analizë të plotë se si mund të ndodhë kjo dhe masa më të forta për të ruajtur sigurinë e përfaqësuesve të zgjedhur në sallë”, tha ai.