Ministrja e Jashtme finlandeze nesër viziton Kosovën, pritet nga Gërvalla
Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, nga nesër do të qëndrojë në Kosovë, në kuadër të vizitës për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Ajo do të pritet në një takim duke filluar nga ora 11:00 më 5 shtator nga homologia e saj kosovare, Donika Gërvalla.
Në njoftimin e lëshuar nga MPJ finlandeze thuhet se Valtonen do të vizitojë Serbinë dhe Shqipërië.
Qëllimi i vizitës është forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me partnerët e Finlandës në Ballkanin Perëndimor.
Valtonen gjatë vizitës së saj në Ballkan do të takohet me homologët e saj, ministrat e jashtëm të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe lidershipin politik të vendeve.
Ata do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe, zgjerimin e BE-së, stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, situatën në Ukrainë dhe çështjet aktuale lidhur me Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).