Ministrja e Kulturës së Luxemburgut pjesë e ekspozitës të piktorit Gzim Behrami
Akademia Evropiane e Arteve të Luxemburgut ka vazhduar me organizimin e ekspozitës së radhës në Luxemburg, ku kanë marrë pjesë shumë piktorë nga Evropa. Në mesin e tyre ka qenë edhe piktori me prejardhje nga Kosova, Gëzim Behrami, i cili është pjesë e kësaj akademie.
Ministrja e Kulturës së Luxemburgut, Samantha Tanson ka marrë pjesë në këtë ekspozitë.
Ajo është impresionuar më punimet e piktorit me prejardhje nga Mitrovica, i cili jeton tash e tri dekada në Luxemburg.
Me punën e tij, Behrami tashmë është etabluar në skenën e artit në Luxemburg, Francë dhe Belgjikë, duke sjell piktura të veçanta për publikun atje.
Kësaj radhe, Behrami ka krijuar një korizë, ku vizitorët mund të bëhen pjesë e krijimit të një picture. Shumë të pranishëm kanë marrë pjesë në ngjyrosjev e vijave dhe formave unike të parapikturuara nga artisi Kosovar.
Vizitorët kanë pas mundësi të zgjedhin disa ngjyra, përmes së cilave është bërë thirrje kundër luftës, kundër ndotjës së natyrës dhe kundër diskriminimit.
Edhe ministrja e Kulturës Samantha Tanson ka marrë pjesë në këtë sfidë, duke përdorur të gjitha ngjyrat për të krijuar një pikturë të përbashkët.
Secila kategori përfaqëson një ngjyrë. Kur përfundon kjo padyshim që do të jetë një pikturë shumë e vecantë, meqë në krijimin e saj kanë marrë pjesë qindra vizitorë të kësaj pikture.
Në këtë ngjarje, Behrami ka ekspozuar edhe shumë punime tjera, që karakterizohen me figura interesante.
“Unë gjithmonë jam frymëzuar nga rrëfimet e njerëzve, nga përjetimet e tyre, nga historia e individëve, nga narracioni që njerëzit e thjeshtë i krijojnë”, ka theksuar Behrami.
Në Luxemburgun e vogël tashmë është krijuar një grup i artsitëve shqiptar, të cilët janë shumë aktiv në ekspozita të shumta që organizohen në këtë shtet dhe në shtete tjera Evropiane.