Ministrja euroskeptike mbështetë May lidhur me Brexitin

11 nëntor 2018 | 12:34

Andrea Leadsom, udhëheqëse e Dhomës së Ulët të Parlamentit britanik, ka thënë se mbështetë kryeministre Theresa May dhe nuk pret që ministra të tjerë të japin dorëheqje për shkak të Brexitit.

Leadsom, që njëherë ka qenë kundërshtare e May, që ka bërë fushatë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian përmes referendumit të mbajtur më 2016, ka  mohuar disa raportime të medieve lokale se ajo është e gatshme të japë dorëheqje.

“Jam optimiste (se do të ketë marrëveshje për Brexitin)… Nuk besoj se dikush dëshiron që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE-ja pa arritur marrëveshje”, ka thënë ajo për radion “BBC”.

E pyetur se nëse është e gatshme të largohet nga Qeveria britanike, Leadsom ka thënë se “unë dua ta mbështesë kryeministren, që Brexiti të funksionojë për Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në, të mbajë të bashkuar shtetin tonë dhe të respektojë rezultatin e referendumit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dy ndeshjet e radhës së Gjermanisë, Joakim Low la…