Ministrja Gërvalla: Ivica Daçiq është përgjegjës për krime lufte, vrasje masive e përdhunime
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, aktualisht është duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku po merr pjesë edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiq.
Ajo tha se Daçiq është kriminel lufte dhe se për këtë duhet të dalë para drejtësisë, derisa akuzoi se ai i përbuz viktimat e luftës në Kosovë.
Që Daçiq është kriminel, Gërvalla tha se do ta thotë në tri gjuhë: shqipe, angleze e serbe.
“Ivica Daçiq është përgjegjës për krime lufte, vrasje masive e përdhunime. Ai duhet të sillet para drejtësisë, para një tribunali për krime lufte”, tha Gërvalla.
Ajo përmendi edhe postet që Daçiq e Vuçiq i kishin si bashkëpunëtorë të “Kasapi i Ballkanit” që është përgjegjës për luftërat serbe.
“Vuçiq e Daçiq që duan një rend që dirigjohet nga Moska, por kjo s’mund të ekzistojë. BE, NATO dhe Kombet e Bashkuara s’e lejojnë një vend ku pushtimi e invazioni janë mënyra të udhëheqjes”.
Kryediplomatja tha se Vuçiq e Daçiq i kanë duart me gjak.