Ministrja Gërvalla: Kompasi im është Skënderbeu
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka thënë se në “rrugëtimin e saj politik”, kanë pasur ndikim tri figura: Skënderbeu, Nënë Tereza dhe Ibrahim Rugova.
Këtë deklaratë, Gërvalla e ka dhënë në debatin me temën: Diplomacia parlamentare për sigurinë rajonale dhe integrimin euro-atlantik”.
“Kam tre heronj: secili prej tyre më bën që të mësoj diçka të re. Para se gjithash, kompasi im Gjergj Kastrioti Skënderbeu, roli i tij jo vetëm në histori, por edhe roli i tij se si janë shqiptarët sot. Figura e dytë është Nëna Terezë, nuk mund të jesh shqiptar e të mos dish çka ka bërë ajo përmes një qasje të mirë dhe i treti është presidenti Ibrahim Rugova. Nga të tre, ishin më me ndikim për mua, për angazhimin tim në politikë dhe si flas për çështje politike”, ka thënë Gërvalla.