Ministrja Gërvalla shpall non-grata zyrtarin rus të UNMIK-ut

31 dhjetor 2021 | 12:15

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka shpallur persona non-grata një zyrtar rus të misionit të UNMIK-ut.

Lajmin e ka bërë MPJD-ja nëpërmjet faqes zyrtare në “Twitter”.

“Sot, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka shpallur persona non-grata një zyrtar rus të UNMIK-ut me zyrë në Prishtinë. Kosova qëndron me aleatët e saj për të vepruar kundër veprimeve të dëmshme që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe rendin kushtetues”, ka njoftuar MPJD-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit ka aprovuar tarifat për…