Ministrja Gërvalla takon ambasadorin norvegjez, flasin për bashkëpunimin në të ardhmen

26 mars 2021 | 20:57

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Në këtë takim ministrja Gërvalla falënderoi Ambasasorin Grondahl për mbështetjen e vazhdueshme dhe substanciale që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, ngritjen e kapaciteteve në sistemin e drejtësisë, ndihmën rreth situatës me pandeminë dhe shumë fusha të tjera.

“Ndihma e Norvegjisë është shumë e çmuar për Kosovën. Falënderim të veçantë meritojnë përpjekjet aktuale të shtetit norvegjez për sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës dhe formave të tjera të ndihmës konkrete rreth pandemisë”, është shprehur ministrja Gërvalla.

Kryediplomatja është zotuar për vazhdimin e takimeve konsultative mes dy qeverive si dhe për një politikë të jashtme serioze në raport me të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

Duke folur për procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë, drejtuesja e diplomacisë kosovare ka ngritur ndër të tjera shqetësimin rreth mungesës së transparencës në procesin e deritanishëm.

Në këtë kontekst ka kërkuar ndihmën edhe të shtetit norvegjez për krijimin e parakushteve të barabarta dhe të përshtatshme për një dialog frytdhënës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Istog luhet derbi i xhiros së 18-të të Superligës…