Ministrja Gërvalla takon Blinkenin, kjo ishte tema që biseduan

10 qershor 2022 | 18:54

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me Sekretarin e Shtetit, Antony J. Blinken.

Gërvalla përmes një postimi në llogarinë e saj në “Twitter”, ka shkruar se pati një takim të përzemërt me Sekretarin Blinken.

Ajo ka treguar se me Blinken ka biseduar për sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Ministrja Gërvalla ka theksuar se Kosova gjithmonë do të ketë lidhje të veçantë me ShBA-të.

Gërvalla me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony J. Blinken, po merr pjesë në “Summit of the Americas”, i cili po mbahet në Los Angeles të ShBA-së.

Kjo është hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet në këtë Samit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër, me fillim nga ora 11.00-12.00, në stendën e shtëpisë…