Ministrja gjermane i bën thirrje Kosovës ta bëjë të mundur zhbllokimin e CEFTA-s
Ministrja gjermane e Shtetit, Anna Luhrmann, i ka bërë thirrje Kosovës që ta bëjë të mundur zhbllokimin e CEFTA-s dhe të lejojë avancimin në Tregun e Përbashkët Rajonal për të sjellë përfitime konkrete për njerëzit në Kosovë.
Në një postim në platformën “X”, ku ministrja gjermane ka publikuar një fotografi krah kryeministrit Albin Kurti, ku është shprehur mirënjohëse për diskutimet e hapura që i pati në Kosovë.
“Mirënjohëse për diskutimet e hapura në Kosovë, përpara takimeve të këtij viti të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit. Ia bëra të qartë qeverisë se ne i bëjmë thirrje Kosovës të bëjë të mundur zhbllokimin e CEFTA-s dhe të lejojë avancimin në Tregun e Përbashkët Rajonal për të sjellë përfitime konkrete për njerëzit në Kosovë”, ka shkruar ajo.
Luhrmann ka ardhur dje në Prishtinë ku fillimisht u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Grateful for open discussions in Kosovo, ahead of this year‘s 10th anniversary Berlin Process meetings. I made clear to the government that we urge 🇽🇰 to make unblocking CEFTA possible & allow for advancing on the Common Regional Market to bring concrete benefits to people in 🇽🇰! pic.twitter.com/TzspZRAiWH
— Anna Lührmann (@AnnaLuehrmann) September 17, 2024