Ministrja gjermane jep dorëheqje, kjo është arsyeja

11 prill 2022 | 20:34

Ministrja për Çështjet Familjare në Gjermani, Anne Spiegel, ka dhënë dorëheqje pasi mori një pushim katër-javor, menjëherë pas përmbytjeve shkatërruese që ndodhën vitin e kaluar në shtetin ku ajo ishte një zyrtare e lartë.

“Kam vendosur të jap dorëheqje për shkak të presionit politik. Këtë po e bëjë për të mos e dëmtuar Ministrinë, e cila po përballet me një sfidë të madhe politike”, ka pohuar ajo, raporton DW.

Spiegel është ministrja e parë që largohet nga qeveria federale e kancelarit Olaf Scholz që kur ai mori detyrën vitin e kaluar.

Ajo u bë ministre e familjes, të moshuarve, grave dhe rinisë në dhjetor si pjesë e kabinetit të Scholz dhe kërkoi falje për pushimet e saj në një fjalim emocionues të dielën në mbrëmje.

Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu “respektin e tij të madh” dhe i uroi asaj “gjithë të mirat për të ardhmen pas kësaj kohe të vështirë”.

Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock, gjithashtu nga të Gjelbërit, tha se Spiegel “kishte kaluar një kohë jashtëzakonisht të vështirë dhe personalisht të pabesueshme” që ajo tha se tregon se sa “politika brutale mund të jetë”.

Ajo tha se respektonte vendimin e Spiegel, por shtoi se kabineti gjerman po humbte një “ministër të pabesueshëm të familjes”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një menaxher futbolli që goditi me kokë një gjyqtaren anësore…