Ministrja gjermane sot vjen në Kosovë, kjo është agjenda e takimeve
10 mars 2022
| 11:38
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, do ta mirëpresë sot (e enjte) në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Baerbock do të qëndrojë në vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë.
Siç është thënë në njoftim, Gërvalla do ta pret homologen e saj gjermane në orën 16:30 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ndërsa me presidenten Vjosa Osmani, kryediplomatja gjermane do të takohet në orën 17:30.
Me kryeministrin e Albin Kurti, Baerbock do të ketë konferencë të përbashkët për media në 18:30, në ndërtesën e Qeverisë.