Ministrja Gjonaj takon presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

04 qershor 2021 | 11:51

Ministrja e Drejtësisë së Shqipërisë, Etilda Gjonaj, është takuar me presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Volkan Bozkir.

“Kënaqësi e veçantë të takohesha me presidentin Volkan Bozkır, me të cilin pata mundësinë të bisedoja për rëndësinë e sesionit të posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për luftën kundër korrupsionit. Gjatë takimit, i shpreha presidentit Bozkır, rëndësinë e përfshirjes në agjendën e Kombeve të Bashkuara si prioritet luftën kundër korrupsionit, për shkak të impaktit të drejtpërdrejtë që sjell në paqen dhe sigurinë e vendeve anëtare veçanërisht kur ndërvepron me krimin e organizuar”, ka thënë Gjonaj.

Ajo ka theksuar se bashkëpunimi midis shteteve konsiderohet i rëndësishëm pasi lufta kundër korrupsionit nuk është më vetëm një çështje që qëndron brenda kufijve kombëtarë.

Në këtë takim, ministrja Gjonaj ka ritheksuar se prioritetet e qeverisë shqiptare për konsolidimin e shtetit ligjor, nëpërmjet reformimit të sistemit të drejtësisë ashtu si edhe në luftën kundër korrupsionit, për të cilat janë arritur

rezultate domethënëse.
“Presidenti Bozkir inkurajoi vijimin e zbatimit të reformave të ndërmarra, me theks të veçantë atë në drejtësi, përtej sfidave që duhet të përballojmë, me qëllim garantimin e të ardhmes së qytetarëve”, ka deklaruar Gjonaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Persona të famshëm, përfshirë edhe liderin e grupit muzikor Rolling…