Ministrja Hajdari dënohet me 200 euro gjobë për aksidentin në Prishtinë
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari me 200 euro gjobë për rastin e aksidentit ku e kishte goditur një vajzë të mitur me veturë.
Aksidenti kishte ndodhur më 10 prill të vitit të kaluar.
E njëjta është dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 200 euro.
“Gjykata duke vendosur ne bazë të neneve 3,7,8,9,17 paragrafi 1 pika 1.2,1.5.31 dhe te nenit 35 të Ligjit për Kundërvajtje me nr.05/L-087, të pandehurës R.H i shqipton dënim me gjobë në shumën prej dyqind euro (200), obligohet e pandehura që gjobën e shqiptuar të paguajë në afat prej 15 dite, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin që e ka bërë Gjykata e Prishtinës.
Kundër këtij aktgjykim të cilin e ka nxjerrë gjyqtari për kundërvajtje, Shaqir Mazreku, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatë e Paelit.