Ministrja Hajdari dhe ambasadorja kroate bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit

20 mars 2020 | 15:37

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Ministrja Hajdari dhe ambasadorja Barishiq kanë diskutuar, me theks të veçantë, për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik, si dhe për mundësitë e shfrytëzimit të korridoreve të reja transportuese të mallrave në mes Kosovës dhe Kroacisë.

Ambasadorja kroate, ka theksuar se Kroacia dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira, duke rikonfrmuar se Kroacia ka gatishmërinë për t’i mbështetur projektet ekonomike të Kosovës dhe për të bashkëpunuar në fushat me interes të përbashkët, sidomos në rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes të dy shteteve.

Ndërsa ministrja Hajdari, përveç që e ka njoftuar ambasadoren kroate për ngjarjet aktuale dhe për masat e marra nga institucionet e Kosovës për shkak të gjendjes së virusit COVID-19. Ajo ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të Kosovës me Kroacinë, në të gjitha fushat, e veçanërisht në ekonomi, investime dhe shkëmbime tregtare.

Po ashtu, ajo ka informuar ambasadoren edhe për gjendjen e ekonomisë së Kosovës dhe programin e ri qeverisës, ku parashihet përmirësimi dhe zhvillimi i ekonomisë së vendit në përgjithësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, me anë të…