Ministrja Hajdari nxjerr tri urdhëresa (Dokument)
17 mars 2020
| 12:55
Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, Rozeta Hajdari është duke ndjekur me vëmendje situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Në funksion të trajtimit të ankesave të qytetarëve dhe për të zbatuar vendimet e Qeverisë për emergjencën e shëndetit publik, ministrja Hajdari ka nxjerr tri urdhëresa.
Urdhëresa e parë ka të bëjë me menaxhimin e çmimeve, e dyta për sigurimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare gjatë emergjencës së shëndetit publik, dhe urdhëresa e tretë ka të bëjë me zbatimin e masave ndaj veprimtarive ekonomike lidhur me emergjencën e shëndetit publik.