Ministrja Hajdari takoi kryesinë e Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut

31 mars 2020 | 10:01

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, dje ka zhvilluar takim me Sindikatën e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për t’i parë më për së afërmi problemet me të cilat ballafaqohen punonjësit e kësaj korporate.

Gjatë takimit ministrja u informua nga sindikalistët për problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen punëtorët e KEK-ut, sidomos gjatë kohës së pandemisë COVID.

Përfaqësuesit e Sindikatës e njoftuan ministren për punët që po kryhen në vazhdimësi nga punëtorët e KEK-ut si dhe për problemet me të cilat po ballafaqohen ata. Në të njëjtën kohë ata paraqitën edhe kërkesat e tyre.

Ministrja Hajdari shprehu dëshirën që t’i takojë punëtoret në ditët në vijim duke u zotuar se ajo do të jetë e gatshme çdoherë për të bashkëpunuar për zgjidhjen e problemeve si dhe për t’i evituar të gjitha shqetësimet e mundshme me të cilat mund të ballafaqohen.

“Theksojmë se siguria dhe mirëqenia e punëtorëve është prioritet dhe ne si Ministri dhe si Qeveri e Kosovës do të sigurohemi që t’i garantojmë këto”, ka thënë Hajdari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Shoqatës “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë, Nesrete Kumnova,…