Ministrja Haradinaj falënderon Maldivet për përkrahjen e Kosovës
03 korrik 2020
| 13:49
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, të premten zhvilloi një bisedë telefonike me homologun nga Republika e Maldiveve, ministrin Abdulla Shahid.
Ajo ka falënderuar homologun nga Maldivet për mbështetjen e Kosovës.
“E falënderova z.Shahid për mbështetjen e tij dhe shtetit të Maldiveve për njohjen e Pavarësisë së Kosovës si dhe përkrahjen në aspiratat tona për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit”, ka deklaruar Haradinaj-Stublla.
Gjatë kësaj bisede telefonike, ministrja Haradinaj-Stublla dhe Ministri Shahid shprehën përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë dhe thellim të marrëdhënieve bilaterale.