Ministrja Haradinaj-Stublla uron popullin e Mbretërisë së Lesotos për Ditën Kombëtare
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Mbretërisë së Lesotos për Ditën e Kombëtare.
Në urimin drejtuar popullit të këtij vendi, ministrja Haradinaj-Stublla ka deklaruar se do të angazhohet për avancimin e raporteve ndërmjet dy shteteve me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Pavarësia e Republikës së Kosovës është pranuar nga Mbretëria e Lesotos më 11 shkurt 2014.
https://www.facebook.com/MFAKosovo/photos/a.208584252506102/3616125945085232/?__cft__[0]=AZWwjU7GXyNXbKwMn1uMKEKpt8cuH6t5NNOxFARWgHdGLPEHr5esFE6qF5fP2AGJW2kOFLqR4IXkrBr5uDv3moVD7iDUE-K2RD94X_3udvlW5ipXXyFoQfP42Ked49_3wTzS-yrZg_u02FfgBuCPwX45ol2DkkYT-FXKilTnHZoLdAUPG5C1sKYFt1LIQibGr1z0kpWZadeYaPmy3hqY7R779_AKFWXgoeTfK8nIVJT1MA&__tn__=EH-R