Ministrja Haxhiu: Aty ku Hajrizi dyshohet se vrau policin serb kanë pasur të ndërtohen minierat e litiumit
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu thotë se nuk e di pse u ftua nga Prokuroria Speciale për postimin e saj në Facebook, në lidhje me përfshierjen e strukturave të pushtetit në Serbi në arratisjet që po ndodhin në burgjet e Kosovës. Por, Haxhiu pak pasi e kumtoi “çudinë” e saj, çuditi edhe më shumë.
Ajo ka ngritur një mal hipotesazh për arratisjen e Faton Hajrizit, duke e lidhur edhe me minierat e litiumit në serbi.
“Përshembull për rastin e fundit, kur jemi këtu duhet të kemi parasyshë që rasti që ndodhi, ka ndodhur në prag të nënshkrimit të kontratave për litiumin. Vendi si me thënë ku dyshohet se ka ndodh vrasja e policit serb, është 9 km larg vendit ku planifikohen të ndërtohen minierat. Dhe për të kundërshtuar atë kontratë ka pasë paralajmërim për protesta nga ajo zonë. Në momentin kur ka ndodhë ky rast, ajo zonë ëshë rrethuar komplet. Rrjedhimisht ka pamundësuar që të ketë reagime qyetetare” – nisi shpjegimin e saj të padëgjuar publikisht Haxhiu, në emisionin “60 minuta” në KTV.
Duke vazhduar me pyetjet, “Pse bash atë ditë, pse në atë zonë, çka ka kërku Faton Hajrizi në atë pjesë?”
Haxhiu: Prokurori më pyeti se çka kam menduar me “ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës”
Ministrja e Drejtësisë u mor në pyetje për dy ditë rresht me urdhër të Prokurorisë Speciale, në cilësinë e dëshmitarërs pikërisht për shkrimin e saj në Facebook në lidhje me arratisjen e Faton Hajrizit.
Hahxiu me të dalë nga objekti ku u mor në pyetje u shpreh e habitur për atë që ndodhi brenda.
“Është shokuese se njëra nga pyetjet që më është parashtruar sot, ndërlidhet si çka ke menduar ti me ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës. Kjo është thashethemë, unë asnjëherë nuk kam thënë se Serbia ka ndikim në burgjet e Serbisë. Siç e dini me urdhër të PSRK, dje dhe sot jam intervistuar në një rast që ka të bëjë me një deklaratë timen që nuk e kam thënë për herë të parë, që ndërlidhet me përpjekjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve për takime, për favore etj, etj. me ç’rast ne si Qeveri nuk funksionojmë si në të kaluarën por që ne e kemi obligim t’i adresojmë reformat në drejtësi për të cilat ju tashmë e dini se po punojmë në vazhdimësi dhe duket se dikujt po i pengon dhe siç duket Prokuroria Speciale po tenton të më pengojë në punën time me ç’rast e keni parë që çdo deklaratë që unë e kam dhënë, ata menjëherë kanë autorizim policinë për ta marrë deklaratën time”, u shpreh Haxhiu, teksa tregoi edhe për rastin e dytë rreth dekoratës së saj për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës, të cilat sipas saj janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia. – kishte thënë Haxhiu.
Çka kishte shkruar Haxhiu në Facebook
Sa i përket shkrimit të Haxhiut në Facebook, për arratisjet nga burgjet e Kosovës dhe lidhja e tyre me Serbinë, ministrja përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, pretendonte se në arratisjet e fundit, të cilat janë shpeshtuar, dorë ka edhe Serbia.
“Aktet e ikjes së disa personave me precedent penal, që janë në vuajtje të dënimit apo në pritje të ekzekutimit të dënimit, janë shpeshtuar sistematikisht së fundmi në një mënyrë të tillë që më së paku do mund të kualifikoheshin si koincidencë” – tha fillimisht ajo.
Duke shtuar, “E rëndësishme të potencohet fakti që arratisja e disa personave që po kërkohen nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë. Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkëorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë. Ky organizim konsiston në dhënien e garancisë që për personat e tillë territori i Serbisë, grupet kriminale atje, e nivele të caktuara të pushtetit, u ofrojnë mburojë nga ndjekja penale e Republikës se Kosovës. Mburoja nuk jepet vetëm ndaj mos-ekstradimit por ndaj çfarëdo bashkëpunimi informativ me organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës. Një mbështetje e tillë është padyshim e qëllimshme, e organizuar dhe e lidhur me qëllimin për të dëmtuar rendin publik, kushtetues e ligjor të Republikës së Kosovës.”
Haxhiu duket se arratisjen e Faton Hajrizit po e sheh si shmangie të një proteste të mundshme në Serbi, që lidhet me minierat e litiumit.