Ministrja Haxhiu bëhet me vajzë
01 korrik 2021
| 12:02
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është bërë me vajzë. Ajo ka lindur sot (e enjte) në Klinikën Gjinekologjike në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar bashkëshorti i saj, Alban Krasniqi nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”.
Kujtojmë që dje ministrja Haxhiu ka marrë pjesë në mbledhjen e 18-të të Qeverisë së Kosovës ku është prezantuar puna 100-ditëshe e ekzekutivit.