Ministrja Haxhiu: Burri i Liridonës u përpoq ta fshihte krimin duke thënë se ishte grabitje
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se njëri nga personat e arrestuar për vrasjen e Liridona Murselit është bashkëshorti i të ndjerës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.
“Me punë intensive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje”, ka shkruar ajo.
Tutje ministrja e Drejtësisë e ka vlerësuar lartë angazhimin e policisë
“Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë.” – ka përfunduar Haxhiu.