Ministrja Haxhiu dhe zyrtarët e saj nuk u zbresin veturave të shtetit, 12 mijë euro shpenzuan karburant për 6 muaj

19 dhjetor 2021 | 18:14

Afër 12 mijë euro i kushtoi buxhetit të shtetit vetëm pagesa që Ministria e Drejtësisë i ka bërë kompanisë së derivateve “Petrol Company” për karburant në gjashtë muaj të raportuar, siç shihet nga të dhënat zyrtare të këtij institucioni.

Ministria e Drejtësisë ka publikuar raportet e plota mbi shpenzimet e kryera me kompani të ndryshme të vendit dhe detyrimet që i ka pasur ndaj tyre.

Kjo ministri përmes një raporti të përgatitur çdo dy javë ka dokumentuar shpenzimet që i bëri çdo muaj, duke përfshirë edhe ato të karburantit, paratë për të cilin ia paguan “Petrol Company”.

Në të dhënat që Demokracia.com i ka krahasuar nga ky raport, shihet se më datë 30 prill të këtij viti, Departamenti për Financa dhe Shërbim të Përgjithshëm shpenzoi 322 euro për karburant që furnizohej nga Petrol Company.

Nga kabineti i ministres Albulena Haxhiu, po me këtë datë, u shpenzuan 211 euro për karburant, derisa avokatura shtetërore shpenzoi 661 euro për të njëjtën arsye.

Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar u furnizua me karborant për 39 euro.

Shërbimi Sprovues i Kosovës po me këtë datë shpenzoi 443 euro për karburant, ndërsa menjëherë ditën e nesërme gjithsej 702 euro, sërish për karburant.

Instituti i Mjekësisë Ligjore më 30 prill i pati shpenzimet më të larta se departamentet tjera dhe vlera u arriti në 825 euro.

Po me këtë datë, strehimorja për VKT shpenzoi vetëm 33 euro, ndërsa Inspektorati i MD-së shpenzoi 41 euro për karburant.

Sipas këtyre të dhënave vetëm në muajin prill kjo ministri shpenzoi 3 mijë e 277 euro.

https://demokracia.com/wp-content/uploads/2021/12/d-3.png

Sipas të dhënave që i posedon Demokracia.com, Ministria e Drejtësisë në muajin maj nuk ka raportuar fare për shpenzimet që i pati në kompaninë e derivateve.

Ndërkaq, më 30 qershor, Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme nga kjo ministri shpenzoi 161.52 euro për karburant për vetura në “Petrol Company”, e po me këtë datë, zyra e ministres Haxhiu ndau 173.79 euro për shpenzimet që pati ndaj kësaj kompanie.

Inspektorati i kësaj ministrie, po në këtë datë, shpenzoi plot 142.10 euro.

Nga Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, me këtë datë shpenzuan 30.67 euro.

Departamenti tjetër i kësaj ministrie, Departamenti i Mjekësisë Ligjore, shpenzoi 881.90 euro në karburant, ndërsa Shërbimi Sprovues i Kosovës shpenzoi 376.21 euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarë të shumtë janë shprehur të shqetësuar për shkak të…