Ministrja Haxhiu: Do të zbardhet rasti i Astrit Deharit
06 shkurt 2020
| 13:49
Albulena Haxhiu vizitën e parë si ministre e Drejtësisë, e ka bërë në burgun e Prizrenit, aty ka vdekur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosjen, Astrit Dehari në nëntor të vitit 2016.
Pas vizitës, Haxhiu është zotuar se gjatë mandatit të saj do të ndihmohen institucionet për ta zbardhur rrethanat e vdekjes së Deharit.
Ajo ka thënë se do ta ndihmojë Prokurorinë Speciale me të gjitha kapacitetet për zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.
Haxhiu është shprehur se në dikasterin që ajo drejton, do të punojë edhe në zbardhjen edhe të rasteve të vrasjeve të tjera politike.