Ministrja Haxhiu e konfirmon: Shtyhet vizita për në SHBA, shkak situata politike në vend
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka konfirmuar që vizita e saj e paraparë për dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shtyrë pas një takimi me zyrtarë të ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Ajo ka thënë se kjo vizitë është shtyrë pas një konsultimi të përbashkët me zyrtarët amerikanë, për shkak të situatës aktuale.
Megjithatë, ministrja ka thënë se viza nuk i është refuzuar. Ajo ka deklaruar se lajmet për refuzimin e vizës nga SHBA, janë të pavërteta.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Sot pasdite jam takuar me zyrtarë të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Ndër të tjera, diskutuam edhe rreth ftesës së tyre për vizitë në SHBA.
Marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kemi konsideruar se duhet ta shtyejmë për një datë më të përshtatshme vizitën.
Lajmet se më është refuzuar viza dhe lajmet tjera lidhur me viziten, ndryshe nga ky shpjegim, nuk qëndrojnë pra janë të pavërteta.
Vizita do të realizohet dhe për shkak të interesimit, datat do t’ua kumtojmë me kohë.