![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/05022AA4-4A99-46E9-AFE0-0E2466C1E0F3.png)
Ministrja Haxhiu e shoqëruar nga deputetët Bogujevci dhe Rrustemi nesër udhëtojnë për në Hagë
28 mars 2022
| 20:23
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, nesër do të udhëtojë për në Hagë.
Qëllimi i kësaj vizite është të takojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen që një vit.
Takimet pritet të jenë më 30, 31 mars dhe 1 prill.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flamur Pireva, këshilltar i ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Ajo do të jetë e shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci dhe deputeti Adnan Rrustemi.
Muaj më parë zëvendësministri Sallahu, ka vizituar të burgosurit në Hagë, por përveq Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët i ka takuar, të burgosurit tjerë Thaçi e Veseli kanë refuzuar të takohen me të.