Ministrja Haxhiu: Jam e gatshme të jap dorëheqje, por…
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur e gatshme të jap dorëheqje nga pozita, pas rastit monstruoz që tronditi shoqërinë kosovare.
Në një intervistë për Tëvë1, Haxhiu pohoi se ta lëshojë postin e ministres, vetëm nëse vërtetohet se është përgjegjëse në mënyrë të drejtpërdrejtë për vrasjen e Hamide Magashin nga ish-bashkëshorti i saj.
“Sa më përket mu, vetëm adresojeni se ku është përgjegjësia e drejtpërdrejtë e ministres së Drejtësisë apo e tërthortë në këtë drejtim, dhe unë jam në gjendje të jap dorëheqje”.
“Ministria ka adresuar të gjitha kompetencat që ka dhe jam duke u përpjekur maksimalisht që çdo ditë, të punojmë në këtë drejtim në mënyrë që ta luftojmë feminizmin”.
“Duket që është një përpjekje jashtëzakonisht e vështirë, mirëpo jam e bindur që kjo sfidë nuk do të na ndalë”, shtoi Haxhiu.