Ministrja Haxhiu liron nga detyra zëvendësuesin e drejtorit të burgjeve
21 prill 2022
| 12:45
Zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Ali Gashi nga sot nuk do të jetë më në krye të kësaj detyre.
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) përmes një komunikate për media, ka bërë me dije se Gashi për arsye personale i ka kërkuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lirimin nga kjo detyrë.
“Mbas kësaj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka aprovuar kërkesën për lirim nga detyra, ndërsa e ka falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm. E në anën tjetër edhe Gashi, ka falënderuar ministren Haxhiu për bashkëpunimin dhe besimin e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe”, ka njoftuar ShKK-ja