Ministrja Haxhiu me mesazhe kundër dhunës në Aeroportin “Adem Jashari”

04 dhjetor 2024 | 14:28

Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Baza Gjinore”, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mbajtur sot një aktivitet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili aktivitet kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore.

Në këtë aktivitet, ministrja Haxhiu foli për pasojat ligjore të dhunës në familje, duke kujtuar se kjo vepër penale dënohet deri në 3 vjet burgim.
“Është thelbësore që të punojmë së bashku si institucione dhe shoqëri për parandalimin e dhunës dhe për edukimin e shoqërisë mbi këtë çështje”, tha ministrja Haxhiu.

Duke nënvizuar rolin e rëndësishëm të aeroportit si një pikë takimi për gjithë qytetarët dhe vizitorët, ministrja Haxhiu e vlerësoi të rëndësishme hapësirën që ky aeroport ofron për përhapjen e mesazheve për ndërgjegjësim dhe parandalim të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, ka…