Ministrja Haxhiu me thirrje për nënat gjidhënëse: Vaksinohuni sa më parë (Video)

10 gusht 2021 | 14:00

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dalë me një mesazh për nënat gjidhënëse.

Ajo u ka kërkuar atyre që të vaksinohen me vaksinën kundër Covidit.

Haxhiu ka thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë konstatuar se vaksinimi i nënave gjidhënëse nuk shkakton asnjë problem te to apo foshnja.

Përndryshe, mesazhi i Haxhiut është publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Para një muaji jam bërë nënë për herë të tretë. Ndërsa para një jave jam vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Kanë konstatuar se vaksinimi i nënave gjidhënëse nuk shkakton asnjë problem tek nëna apo foshnja, andaj përmes këtij mesazhi si nënë gjidhënëse ju drejtohej dhe ju bëj thirrje të gjitha nënave që kanë dyshime se a duhet të vaksinohen apo jo. Vaksinohuni sa më parë! Shëndeti individual i secilit është garantues për shëndetin publik të të gjithëve. Le të kontribuojmë bashkërisht, për një shoqëri të shëndetshme”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kemi kënaqësinë të prezentojmë programin ‘Let It Be’, kategori kjo…